VIDEO- Prej ditësh studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama i fton sërish në dialog, nxjerr para kryeministrisë tavolinën prej guri
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Edhe këtë të mërkurë, kreu i qeverisë ka nxjerrë tryezen prej guri ku ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”.
Ftesa e Ramës vjen në një kohë kur studentët kanë refuzuar më herët dialogun dhe kanë këmbëngulur në kërkesën për largimin e kryeministrit nga detyra.
Prej disa javësh, studentët janë në protestë, ndërsa në këtë lëvizje janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë mbështetur kauzën e tyre. Në shenjë kundërshtimi, studentët dhe një pjesë e pedagogëve kanë bojkotuar procesin mësimor.
Protestat zhvillohen çdo ditë në Tiranë, ku studentët marshojnë në rrugët e kryeqytetit dhe ndalen në fakultete të ndryshme, duke u bërë thirrje edhe studentëve të tjerë t’i bashkohen bojkotit të mësimit.