E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, disa të lënduar pas përplasjes së dy furgonëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostardën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.

Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj, mëson se dy furgojnë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta  janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›