E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Pogradec

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec – Qafë Plloçë.

Aksidenti ka ndodhur tek ura e Leshnices, ku një mjet ka përplasur një këmbësor duket e lënë të vdekur ne vend.

Drejtuesi i mjetit pasi ka goditur këmbësori është larguar nga vendi i ngjarjes.

“ Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”,  në vendin e quajtur  “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi  F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga  veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe   drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme  në të gjithë  aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e  drejtuesit të tij”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›