E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Deputetja sjell në Parlament dy kavanozë me ujë nga Drini. Ja arsyeja

Deputetja e Partisë Socialiste Marjana Koçeku, ngriti zërin këtë të hënë në foltoren e Parlamentit për ndotjen e ujit të lumit Drin.

Koçeku u paraqit në foltore me mjete me vete, dy kavanoza të mëdhenj me ujë.

“Ky është uji i Drinit siç e mban mend gjyshi em, i gjallë, i ftohtë dhe i pastër, siç ka kenë dikur. Ndërsa ky është uji i Drinit sot, siç e shohin mijëra mysafir që vijnë nga tanë anët e botës për të parë Shqypninë dhe tanë bukuritë e vendit tonë.

Në fakt është uji që me shumë turp unë e shpjegoj kur më pyesin se çfarë ka ndodhur me lumin tuj në këtë vend. Unë jam deputete e Shkodrës dhe janë mbi 30 pronarë bujtinash që janë në pikë të hallit, kur turistët i pyesin për gjendjen e lumit”, tha ndër të tjera Koçeku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›