VIDEO-EMRAT/ Audi përplaset me kamionçinën në Baltëz të Fierit, tre të lënduar

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz, në Fier.
Një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin Rrapi Mile, është përplasur me automjetin tip” Nissan” kamionçinë me drejtues shtetasin Alban Hebeja, raporton Fax News.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të janë lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zvardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.