VIDEO-EMRI/ Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Laç

Forcat e policisë kanë arrestuar një person, i cili qarkullonte me armë zjarri.
Operacioni i koduar “Siguria” është finalizuar në qytetin e Laçit.
Sipas informacioneve, në pranga ka rënë shtetasi Elton Prenga, 34 vjeç.
“Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti”, njofton Policia.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.
Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.