VIDEO/ Fieri pa energji elektrike, mbetet në ajër lodra në qendër të qytetit

Disa qytete të vendit tonë janë përfshirë në një errësirë totale, ku ende nuk dihet shkaku.
Vizion Plus ka siguruar videot nga Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Berati.
Në Fier, siç shihet edhe në video, një prej lodrave të vendosura për Krishtlindje ka mbetur në ajër, pas ndërprerjes së energjisë.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku. Grupet e punës janë në terren. Nuk dihet sa do të zgjasë situata pa energji, por me përcaktimin e defektit pritet që furnizimi të kalojë nga linjat dytësore.