VIDEO/ Gruaja po ecte në trotuar, ‘Range Rover’ e merr para me shpejtësi. Pamjet e frikshme nga aksidenti me vdekje në Shkodër

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku për pasojë humbi jetën një 67-vjeçare e cila ishte duke ecur në trotuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb