E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi në Divjakë

Finalizohet operacioni i koduar “Chat”, në Divjakë.

Gjatë aksionit policor janë vënë në pranga dy shtetas, pronari i lokalit dhe punonjësi, pasi organizonin lojëra fati në lokal me kompjuterë dhe celularë.

Ndërsa janë sekuestruar 7 njësi kompjuterike dhe tre celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›