E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ U kap me armë zjarri dhe kokainë në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Tiranë- Krisald Kundraxhi, 38-vjeç është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike në automjet.

Në pranga është vënë edhe pasagjeri për moskallëzim krimin. Ndërkohë gjatë operacionit të koduar, “Check Point”, janë sekuestruara, arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›