E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Merr flakë kisha në Gjirokastër

Sot rreth orës 11:15 minuta në Lagjen “11 Janari” të Gjirokastrës, Metropolia Ortodokse është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësja ka intervenuar me shpejtësi dhe ka arritur të shuhë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në zonën përreth, ku shumë ndërtesa janë të ndërtuara nga dru dhe mund të shkaktonin një zjarr masiv.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë lënia ndezur e qirinjve në vendin e posaçëm të lutjeve, një praktikë e zakonshme në Metropoli. Fatmirësisht, ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur dëme të mëdha, por ngjarja ka lënë pas një alarm serioz për sigurinë në zona me infrastrukturë të tillë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›