E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët përhapen dhe shkaktojnë dëme, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ndezi zjarr në fshatin Kreshpan në Fier.

Flakët u përhapën me shpejtësi edhe për shkak të erës duke shkaktuar dëme të mëdha.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë, të cilët, pas ndërhyrjes, kanë bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit, pa pasoja për jetën e njerëzve apo banesat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›