E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Operacioni “Zonat” në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari, u kap me kokainë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Zonat”, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, i dyshuar për furnizim dhe shpërndarje të kokainës në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet K. C., banues në Tiranë, i cili u ndalua në rrugën “Skënderbej”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ushtronte aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, duke furnizuar persona të tjerë për shpërndarjen e tyre në doza.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 37-vjeçarit mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›