E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Pengoi zjarrfikësen ditën e zjarrit, shembet farmacia pranë “Arlis”

Një farmaci pranë pallatit “Arlis”, i cilië u dogj para disa ditësh në Tiranë, është shembur ditën e sotme nga IMT.

Raportohet se objekti ishte ndërtuar pa leje dhe kishte bllokuar rrugën duke penguar zjarrfikëset ditën e ngjarjes.

Një pallat u përfshi nga flakët pasditen e së martës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën tek Farmacia 10, përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

8 persona u shtruan në  spital me lëndime për shkak të një zjarri të madh që që u përhap në gjithë pallatin.

Zjarri që nisi fillimisht fasadën e pallatit 12-katësh u përhap në pak minuta në gjithë sipërfaqen e tij duke ka vijuar për më shumë se 4 orë.

8 zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona që përfshijnë ushtrinë, emergjencat civile etj., janë angazhuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve. Gjithashtu, edhe 2 Helikopterë Cougar u vunë në punë me misione nga ajri për shuarjen e flakëve dhe 4 autoambulanca kanë qenë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve apo zjarrfikëse që mund të kishin probleme.

Për rastin u arrestuan 4 persona, të cilët u lanë të lirë nga gjykata ditën e sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›