VIDEO/ Përcillet sot për në banesën e fundit Anastas Janullatos, Rama e Mitsotakis pritet të mbajnë fjalime

Këtë të enjte mbahet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas.
Ceremonia do të drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu.
Kryepeshkopi Anastas do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë.
Liderët e Kishave Ortodokse në botë, por jo vetëm, do marrin pjesë në ceremoninë mortore, bashkë me ta edhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, por edhe të Greqisë. I pranishëm do të jetë kryeministri grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, lideri i opozitës greke, por edhe Kryepeshkopi i Athinës.
Në orën 11:00 i pari që flet do jetë Bartolomeu, do mbajë fjalimin dhe do drejtojë meshën dhe do kenë fjalën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Mitsotakis.