E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përplasen dy automjete në Fier, dy të lënduar

FIER- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier- Lushnjë, ku dy automjete tip “Benz” dhe kamionçinẽ janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier.

Burime spitalore konfirmojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›