E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Protesta e PD, nis grumbullimi i qytetarëve, mbi 1 mijë efektivë në terren

Partia Demokratike ka thirrur protestë kombëtare, e cila pritet të nisë pas pak minutash para kryeministrisë.

Mbi 1 mijë efektivë policie ndodhen në terren, ndërkohë që ka nisur organizimi i qytetarëve.

Një pjesë sapo kanë mbërritur para Kryeministrisë, kurse të tjerët janë grumbulluar pranë selisë së PD-së, ku pritet të dalin bashkë me kryedemokratin Sali Berisha për t’u nisur më pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo protestë është konsideruar si më e madhja nga ana e kryedemokratit Berisha, ndërkohë që nga ana e Ambasadës Amerikane në vendin tonë u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›