E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambulanca përplaset me një makinë në Bulqizë, pacienti do të niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident rrugor është regjistuar pasditen e sotme në Bulqizë.

Mësohet se një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit, një person që ndodhej në ambulancën e Peshkopisë është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës dhe pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›