E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Rama e nis të shtunën me pamje nga punimet në shëtitoren bregdetare “Lungomare 4”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një video-postim nga punimet në shëtitoren në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Sipas kreut të qeverisë, shëtitorja bregdetare – Lungomare 4 – në Plazhin e Vjetër, një tjetër investim i rëndësishëm për qytetin e Vlorës, që po shtrin standardet moderne të infrastrukturës dhe po i jep përmasa të reja zhvillimit urban të qytetit turistik. “MIRËMËNGJES dhe me vazhdimin e shëtitores bregdetare – Lungomare 4 – në Plazhin e Vjetër, një tjetër investim i rëndësishëm për qytetin e Vlorës, që po shtrin standardet moderne të infrastrukturës dhe po i jep përmasa të reja zhvillimit urban të qytetit turistik, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›