E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Riaktivizohet zjarri në Krujë, forcat zjarrfikëse kalojnë në gatishmëri

KRUJË- Zjarri është riaktivizuar mbrëmjen e sotme në zonën e pyllëzuar mbi banesat e lagjes “Abaze” në Krujë.

Pas konstatimit të flakëve, forcat zjarrfikëse të Krujës janë nisur menjëherë drejt zonës për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Lagjja në fjalë ishte edhe vatra e parë nga ku nisi përhapja masive e zjarrit, i cili më herët përfshiu zona të ndryshme të qytetit të Krujës.

Autoritetet po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe mbrojtjen e banesave pranë zonës së rrezikuar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›