E Diel, 1 Nëntor 2026

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit, rritet interesi për turizmin elitar

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Superjahti “MY Deep Blue”, me gjatësi 134,2 metra dhe gjerësi 19,8 metra, është ankoruar në Portin e Durrësit, duke sjellë një tjetër dëshmi të rritjes së interesit për Shqipërinë nga turizmi i jahteve luksoze.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se mjeti lundrues është ndërtuar në vitin 2026 nga kompania prestigjioze gjermane “Lürssen” dhe është pjesë e gjeneratës së re të superjahteve.

Me përmasat e tij, “MY Deep Blue” është ndër jahtet më të mëdha që kanë vizituar brigjet shqiptare. Prania e tij në Durrës i shtohet numrit në rritje të mjeteve luksoze që zgjedhin portet shqiptare gjatë sezonit turistik.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, vizita e jahteve të përmasave të mëdha dëshmon interesin në rritje për Durrësin si një destinacion të lundrimeve turistike të nivelit të lartë në Adriatik.

Zhvillimi i këtij segmenti të turizmit shihet si një mundësi për promovimin e Shqipërisë si destinacion për vizitorët me fuqi të lartë shpenzuese dhe për forcimin e rolit të porteve shqiptare në itineraret turistike të Adriatikut.

1 nga 2

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›