E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Shkrumbohet plotësisht automjeti në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier.

Mësohet se automjeti ka qenë në lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit. Ai ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është djegur plotësisht.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse të cilat bene të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›