E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO-Shtëpia përfshihet nga flakët në Pogradec, ndodhej afër banesave të tjera. Dyshohet..

Një banesë në fshatin Gurras të Pogradecit është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik tek familjarët dhe banorët e zonës.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku mund të jetë ardhur nga soba e ngrohjes me dru, por nuk përjashtohet edhe mundësia që zjarri të ketë nisur nga një bombul gazi.Flakët kanë përfshirë të gjithë katin e parë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesë kanë qenë disa prej anëtarëve të familjes, të cilët për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›