VIDEO/ Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, nuk pranojmë dialog!

Pas marshimit në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut, studentët kanë vijuar protestën drejt Ministrisë së Arsimit, duke shoqëruar lëvizjen e tyre me thirrje antiqeveritare.
Me pankarta në duar dhe slogane kundër klasës politike shqiptare, të rinjtë kërkojnë njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Krahas kërkesës për largimin e tij, studentët vijojnë të artikulojnë thirrje për revolucion dhe ndryshim të situatës politike në vend.
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve mundësinë e dialogut, por kjo ofertë është refuzuar prej tyre. Studentët këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e panegociueshme dhe nuk pranojnë të ulen në tryezën e dialogut të propozuar nga qeveria.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb