E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ U ndërtua pa leje nga ish-kreu i IMT Durrës, momenti i shpërthimit me tritol të resortit në Kepin e Rodonit

Pamjet në video tregojnë momenti e shpërthimit të resortit në Kepin e Rodonit.

Resorti i ndërtuar në Shetaj në Ishëm, ishte në pronësi të ish-kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili.

Ky i fundit u arrestuar tre ditë më parë nga Policia e Durrësit pasi kishte ndërtuar pa leje këtë resort.

Burime nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thonë për “ABC News” se nga verifikimet e kryera në terren janë rreth 60 objekte në zonën e Ishmit, Kepit të Rodonit dhe fshatin Shetaj, të cilat do të shemben gjatë ditëve në vijim, pasi janë objekte të ndërtuara pa leje gjatë viteve të fundit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›