E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ U ndërtua pa leje nga ish-kreu i IMT Durrës, shembet resorti te Kepi i Rodonit

Është shembur me lëndë plasëse resorti në Shetaj, në pronësi të ish-kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili.

Halili u arrestuar tre ditë më parë nga Policia e Durrësit pasi kishte ndërtuar pa leje këtë resort.

Ish-zyrtari, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Residence” në fshatin Shetaj të Ishmit në vijën bregdetare pranë Kepit të Rodonit.

Policia sqaroi se i gjithë objekti i pushimit, me 11 kabina tip garsionere, një godinë 2 katëshe, një fushë mini-futbolli, pishinë në një sipërfaqe toke 5.600 m2 është ndërtuar pa leje prej vitit 2018 e në vijim, gjatë kohës kur Ardian Halili ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës, deri në vitin 2021.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›