E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarr në Patos, flakët rrezikuan banesat dhe bizneset

Patos – Një zjarr i rënë mesditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit ka rrezikuar seriozisht banesat dhe bizneset në zonë.

Sipas banorëve, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë në telat e tensionit. Zjarri përfshiu edhe një pikë grumbullimi të ushqimit për bagëtitë, duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Patosit bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave dhe bizneseve pranë zonës.

Për rreth një orë, zjarri dhe tymi i dendur vështirësuan edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

Forcat zjarrfikëse vijuan punën për shuarjen e plotë të vatrës dhe eliminimin e çdo rreziku për banorët dhe objektet përreth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›