E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarri pranë fshatit Drizë në Fier vijon të përhapet me shpejtësi, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

Fier – Zjarri që ka përfshirë një zonë pranë fshatit Drizë vijon të përhapet, i favorizuar nga era e fortë që po vështirëson përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Forcat e shërbimit zjarrfikës janë angazhuar intensivisht në terren, duke punuar për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat përreth.

Autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës, ndërsa operacioni për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve vijon. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›