VIETNAM – Të paktën 38 viktima pas përmbytjes së një anijeje turistike

HANOI, 20 korrik /ATSH-DPA/ – Tre trupa të tjerë janë gjetur pasi një varkë turistike u përmbys në Gjirin e famshëm Ha Long në Vietnamin verior, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 38, deklaruan autoritetet.
Varka, që mbante 48 turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, u përmbys mes erërave të forta të shtunën pasdite, ndërsa ishte në një turne në Gjirin Ha Long.
Kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh u kërkoi autoriteteve të prioritizojnë operacionet e shpëtimit.
Autoritetet mobilizuan 323 persona për operacionin e shpëtimit, duke përfshirë rojet kufitare, marinën, policinë dhe autoritetet portuale.
Gjiri Ha Long, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shtrihet në mbi 1 500 kilometra katrorë dhe është i mbushur me gati 2,000 ishuj dhe ishuj të vegjël.
Është një nga destinacionet turistike më të njohura të Vietnamit, duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit. /os/