E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vakancat në KAS, debate në Komisionin e Ligjeve, PD akuza Begajt

Dekreti i Presidentit të Republikës për të shpallur zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki vazhdon të shkaktojë reagime nga anëtarët e opozitës.

Në Komisionin parlamentar të Ligjeve, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e cilësoi shkelje të Kushtetutës vendimin e presidentit.

“Në lidhje me rendin e ditës lidhet drejtpërdrejt. Presidenti i Republikës tashmë e ka vënë veten, jo thjesht te shkelja, por me sa duket është në pamundësi për të ushtruar detyrën e tij”, deklaroi Bylykbashi.

“Problemi është garancitë që ka opozita,” tha kolegu i tij, Saimir Korreshi.

Debatet u kryen ndërsa Komisioni i Ligjeve duhet të marrë një vendim për të zëvendësuar anëtarët që u mbaron mandati në Komisionin Rregullator të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

“Qëndrojnë këta në detyrë përtej 5 tetorit apo nuk qëndrojnë. Se nëse ligji ua garanton qëndrimin në detyrë deri kur të zgjidhen të rinjtë nuk ka nevojë të shprehet komisioni”, u shpreh kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Komisioni i Ligjeve do të ngrejë një nënkomision i cili do të filtrojë kandidaturat e propozuara nga të dyja palët dhe brenda 10 ditësh kandidatët e propozuar do paraqesin biografitë e tyre.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›