VanHorn-Sala: Inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor

TIRANË, 21 janar/ATSH/ E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.
Gjatë takimit, VanHorn dhe Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor.
Sipas njoftimit nga ambasada amerikane në Tiranë, VanHorn dhe Sala shqyrtuan se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik për të gjithë.
1 nga 2/k.s/j.p/