E Diel, 1 Nëntor 2026

VanHorn në fushën e gazit në Delvinë, eksplorim i mundësive në sektorin energjetik

TIRANË, 25 mars/ATSH/ E ngarkuara me punë pranë ambasadës amerikane Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez Reinout Vos vizituan fushën e gazit në Delvinë për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau sot disa momente nga vizita e zhvilluar javën e kaluar, duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare.

Ambasada e SHBA-së nënvizon se presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale.

“Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan fushën e gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

1 nga 9

/m.m/r.e/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›