E Hënë, 2 Nëntor 2026

VanHorn takim me Peleshin: Bashkëpunim me Kuvendin për objektivat e përbashkëta

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Ambasada e SHBA-ve, në një njoftim në rrjetet social theksoi se në takim u diskutua mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump.

Sipas ambasadës, VanHorn u shpreh se pret me kënaqësi bashkëpunimin me Kuvendin, për objektivat e përbashkëta, “duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”.

Nga ana e tij, Peleshi nënvizon se takimi me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn u fokusua te “prioritetet e Kuvendit, marrëdhëniet e shkëlqyera dhe Partneritetin Strategjik mes vendeve tona”.

Ky takim, vjen disa ditë pas zgjedhjes së Niko Peleshit, në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Nancy VanHorn takim me Kryetarin e ... 1 nga 2

/e.i/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›