Zhvlerësohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 0,15 lekë dhe 0,15 lekë dhe këmbehen me 96,83 lekë dhe dollari amerikan me 82,02 lekë.
Në pozita zhvlerësimi këmbehet edhe paundi britanik, franga zvicerane si dhe të gjitha monedhat e tjera.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se këmbimi valutor luhatet brenda intervaleve të pritshmërisë dhe reflekton kërkesë ofertën e tregjeve. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 82.02 | -0.41 | |
| Euro | EUR | 96.83 | -0.15 | |
| Poundi Britanik | GBP | 110.79 | -0.43 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.59 | -0.16 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 55.58 | -0.15 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.18 | -0.18 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.33 | -0.38 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.81 | +0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.30 | -0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.97 | -0.02 | |
| SDR | SDR | 112.61 | -0.51 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 310372.70 | +3,632.12 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 3624.09 | +24.17 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.54 | -0.05 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.53 | -0.05 | |
| Lira Turke | TRY | 1.98 | -0.01 | |