E Diel, 1 Nëntor 2026

VanHorn takohet me Dumanin: Krenarë të bashkëpunojmë me SPAK në goditjen e krimit të organizuar dhe narkotrafikut

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani i cili është në fund të mandatit ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.

Lajmi është bërë publik në faqen e Ambasadës së SHBA në vendin tonë. Në postim theksohet se në takim u diskutua puna e guximshme e SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Gjithashtu u diskutua edhe vizita e Dumanit pak kohë më parë në SHBA ku u u takua me zyrtarë të administratës Trump në DASH dhe Departamentin e Drejtësisë.


Postimi i Ambasadës së SHBA-së:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›