E Martë, 3 Nëntor 2026

Vatër e madhe zjarri në fshatin Goranxi të Dropullit

Një vatër  e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Goranxi të Dropullit. Flakët, të favorizuara edhe nga era janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme. Kreu i Bashkisë Dropull, Dhimiter Toli tha se prej tre javësh tashmë, ata janë në luftë me flakët.

“Flakët vazhdojnë që dje dhe do jetë një natë e vështirë, kemi marrë të gjitha masat. Sot kanë ardhur 2 avionë nga 2 herë nga Greqia, do vijën avionët dhe nesër për të shuar këtë zjarr masiv. Është java e tretë në bashkinë Dropull që vijojnë zjarret”, u shpreh ai.

Prefekti i qarkut, Odise Kote tha se operacioni për shuarjen e flakëve është i vështirë për shkak të terrenit, ndërsa janë angazhuar të gjithë zjarrfikësit e qarkut.

“Prej më shumë se 3 javësh jemi në një betejë shumë të vështirë me zjarrin. Prej dy ditësh janë të mobilizuara të gjitha zjarrfikëset e qarkut të Gjirokastër, janë Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë. Operacioni vazhdon, por është i vështirë pasi flakët favorizohen edhe nga era”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›