Vau i Dejës- Policia arreston 39-vjeçarin që kishte kthyer lokalin në qendër droge dhe bixhozi

Policia e Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “STAJKA”, i cili kishte në fokus evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në territor.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Stajkë, i cili kishte përshtatur lokalin e tij bar-kafe për përdorim droge dhe për organizim të lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij dhe më pas në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis, një valixhe me çipsa pokeri, letra bixhozi, si dhe një mjet prerës (thikë). Të gjitha këto materiale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ku 39-vjeçari do të përballet me akuzat për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Organizim i lojërave të fatit”.
/rtsh.al/