E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdes 80-vjeçari i dhunuar, i moshuari u godit një javë më parë nga Ilir Nukaj

Një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj dhunoi barbarisht çiftin e bashkëshortëve të moshuar, pronarë të një dyqani të vogël, ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari.

Pas një jave të kaluar në intubim, Namik Rustemi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve. Ai kishte marrë goditje të forta në kokë dhe trup. Edhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare u lëndua, por pa rrezik për jetën.

Policia e arrestoi Ilir Nukajn menjëherë pas krimit dhe tashmë ai ndodhet në paraburgim për “plagosje të rëndë me dashje”. Por akuza ndaj tij mund të rëndohet pasi I moshuari ndsërroi jetë si pasojë e dhunës.

Krimi ndodhi pasi 47-vjeçari kishte kërkuar birra në dyqan, por të moshuarit e refuzuan pasi ai ishte I alkoolizuar. Nukaj, pas refuziminit, I dhunoi barbarisht bashkëshortët.

Ai njihej si person problematik në zonë,  ndërsa më herët ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një tentativë vrasjeje të ndodhur 12 vite më parë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›