E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdes Enrica Bonaccorti, një nga figurat më të njohura të televizionit italian

ROMË, 12 mars /ATSH/- Enrica Bonaccorti, një nga figurat më të njohura dhe të dashura të televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në Romë, sipas “La Repubblica”.

Ajo kishte bërë të ditur disa muaj më parë se vuante nga një tumor në pankreas, një sëmundje që e detyroi të tërhiqej nga jeta publike.

Moderatorja, autorja dhe aktorja italiane Enrica Bonaccorti ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në Romë.

Në një mesazh në rrjete sociale, Bonaccorti shpjegoi se ishte izoluar nga miqtë më të afërt dhe se nuk u përgjigjej telefonatave, pasi po përballej me një moment shumë të vështirë në jetën e saj.

Prej kohësh e sëmurë me kancer në pankreas, moderatorja njoftoi për sëmundjen në rrjetet sociale, pasi për disa muaj ishte zhdukur nga televizioni dhe nga jeta publike.

Ajo tha se kishte vendosur të fliste hapur për sëmundjen për të mos “u fshehur më”.

Gjatë karrierës së saj të gjatë në televizion, Bonaccorti u bë një nga figurat më të dashura të ekranit italian, sidomos në vitet 1980 dhe 1990, kur prezantoi disa programe shumë të ndjekura televizive.

Vdekja e saj shënon humbjen e një prej figurave më të njohura dhe elegante të televizionit italian, e cila për disa dekada ishte pjesë e përditshmërisë së publikut. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›