Vdes minatori në minierën e Katjelit në Përrenjas, policia: Dyshohet se rrëshqiti një masiv minerali

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë sot aksidentalisht teksa po punonte në minierën e Katjelit në Përrenjas.
Policia e Librazhdit njoftoi se “rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /j.p/