E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes tragjikisht 45-vjeçarja ditën e ditëlindjes së saj në Rusi, rrëzohet nga 88 metra para syve të djalit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pavlovsk, afër Shën Petersburgut në Rusi, ku një grua 45-vjeçare, Elizaveta “Liza” Guskina, humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e ditëlindjes së saj. Ajo u rrëzua nga një lartësi prej 88 metrash ndërsa përpiqej të bënte një selfie, pak sekonda pasi kishte përfunduar me sukses një hedhje bungee jumping për të festuar.

Sipas raportimeve nga media ruse, ngjarja ndodhi përpara syve të djalit të saj, Nikita. Guskina, një adhurues e sporteve ekstreme, ishte ngjitur sërish në kullën e braktisur prej nga ishte hedhur më parë, por këtë herë pa pajisje sigurie. Ajo mësohet se rrëshqiti dhe ra në humnerë.

Pamjet e hedhjes së saj të fundit ishin postuar në rrjetet sociale, ku dëgjohet duke thënë “shkojmë” pak çaste para se të hidhej në ajër.

Kompania që menaxhon objektin e hedhjeve me litar, 23block, konfirmoi vdekjen dhe shprehu ngushëllimet:
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se, në rrethana tragjike, Liza një sportiste me përvojë dhe nënë e dy fëmijëve – ka ndërruar jetë. E gjithë ekipi ynë është i tronditur. Humbja e saj është një tragjedi e madhe për të gjithë ne.”

Autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse organizatorët kishin respektuar ligjin dhe masat e sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›