E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vebi Kajtazi gazetar i vitit ne Kosovendahen dhe 6 cmime te tjera

PRISHTINE- Ne Kosove Vebi Kajtazi gazetar i Kohes Ditore eshte shpallur gazetar i vitit. Asociacioni i Gazetareve Profesioniste te Kosoves AGPK ndau mbreme cmimet vjetore per gazetarine ne nje ceremoni zyrtare qe u organizua mbreme ne Prishtine. Kajtazi eshte vleresuar per pune te frytshme profesionale dhe per temat hulumtuese gazetareske gjate vitit 2011.

Juria profesionale ka ndare cmimet tjera vjetore ne gjashte kategori. Per rrefimin televiziv rreth dhunes ne familje cmimi per storien me te mire televizive iu dha Leonora Aliut nga BIRN kurse Besnik Krasniqi gazetar i Kohes Ditore u shperblye per historine me te mire te botuar ne gazete per shkrimet hulumtuese rreth abuzimeve ne Universitetin e Prishtines.

Visar Duriqi nga preportr.com fitoi cmimin per historine me te mire ne portale kurse Atdhe Mulla fotoreporter i gazetes Express u shperblye per fotografine me te mire.

TV Klan Kosova fitoi cmimin per kameren me te mire per nje seri xhirimesh televizive gjate vitit nderkaq juria ka ndare edhe nje cmim special per gazetaret e rubrikes se ekonomise se gazetes Zeri. Kete vit ne konkursin per cmimet vjetore kane mberritur gjithsej 95 aplikime.
Juria vleresuese perbehej nga Nehat Islami i cili ishte njekohesisht kryetar i jurise Fatos Bytyci gazetar i Reuters-it Besa Luci kryredaktore e revistes Kosovo 2.0 Hazir Reka fotoreporter dhe Imer Mushkolaj drejtor ekzekutiv i AGPK-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›