E Diel, 1 Nëntor 2026

“Veç Suel Çela i bën këto masakra”, Erion Alibej para GJKKO zbulon bisedën me Bledar Muçën pas vrasjes së vëllait

I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka dëshmuar në GJKKO momentin e vrasjes së vëllait të tij Endrit Alibej.

Ai ka treguar se sapo kanë dalë nga një gëzim familjar e kanë telefonuar se në Bradhashesh i kanë bërë atentat Endriti dhe e kanë vrarë. Sapo ka mbërritur aty mënjëherë kanë shkuar edhe Florenc Çopja dhe Bledar Muça, madje ky i fundit i ka rrëfyer edhe se kush mund të ishte atentatori.

Sipas Alibejt, Muça i ka thënë se pas masakrës fshihet Suel Çela, pasi vetëm ai mund të bëjë masakra të tilla.

Pjesë nga biseda:

Sa ishim larguar nga gëzimi familjar kur më telefonuan. Unë në atë momënt pashë një X5 të bardhë të Mikael Qoses para fast-food të Dine Çamit. Kur u shkëmbyem i thashë Mikaelit, a ke hekur aty. Jo, më thë, ça ka ndodh. I thashë, që i kanë gjuajtur Endritit. Bashkë me të në makinë ishte edhe Ervis Çopja, që i thërrisnin Liçe.

Shkova në Bradashesh. Atje ishin veç familjarët e mi, asnjë tjetër. Kur u nisëm nga xhaxhai, ishim tre makina. E para Range Roveri me targa rumune, që përdorej nga  Endriti. Dy makinat e tjera ishin me gra dhe fëmijë. Endriti edhe pak i dehur, në momentin e nisjes i thotë kunatës sime, ik tek makina e grave. Ajo ishte në muajin e fundit të shtatzanisë.

Në Bradashesh i bëjnë atentat. Unë isha i pari që shkova në vendngjarje. Aty ishte errësirë. Aty gjithmonë rrinte një patrullë policie, por atë natë nuk ishte, ç’ka më ngriti dyshime. Gjeta aty familjarët e mi, në një situatë që nuk e shpjegoj dot.

E para që ka hapur derën e Range Rover ishte bashkëshortja ime. Pastaj motra ime. Kishin pandehur një aksident fillimisht. E gjeta të ngrohtë Endritin. Shtetasi turk po ashtu. Edhe xhaxhai pas ishte i pajetë. Erdhi pastaj policia dhe ambulanca. Endrit i kiashte plumbat nën krah. E çuam Endritin në spital, por më pas mësuam që ishte pa jetë.

Shkova në shtëpi, po vinin shumë miq, të afërm. Shumë shpejt erdhën Çapjat, Florenc Çapja, Bledar Muça, Ervis Caushllari (Korçari).

I ndaj veç e i dëgjoj.

Bledar Muçën e takoja për herë të parë, Florenc Çapjen për herë të dytë.

Më thote Bledar Muça, i pata thënë Endririt të bënte kujdes. Nga kush i them. Suel Çela, tha, askush tjeter, ai i bën këto masakra.

Ka qenë një benz gri, më tha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›