E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj: Monumenti i Skënderbeut bëhet gati për festën e shqiptarëve

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Tirana po bëhet gati për “Paradën e Shqiptarëve” që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më datë 28 nëntor dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj ka ndarë pamjet nga përgatitjet për festën e madhe të shqiptarëve në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar foto nga përgatitjet në kryeqytet, ku momumenti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut është bërë gati për festën e shqiptarëve. Ai i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve të mos mungojnë në festën e madhe në bulevard.

“Ne po bëhemi gati për “Paradën e Shqiptarëve”!  Edhe pak ditë na ndajnë nga 28 Nëntori, ndërsa monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është gati për festën e shqiptarëve. Shihemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të gjithë bashkë, mos mungoni”, shkruan Veliaj.

Tirana, mirëpret bashkëkombësit me paradën e rrënjëve kuqezi, në ngjarjen më të madhe të shqiptarëve dhe me grupet kulturore, sportive e rinore që do të mbushin sheshet e kryeqytetit. /j.p/

Nga përgatitjet e fundit në kryeqytet për festën e shqiptarëve 1 nga 6

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›