E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj njihet me aktet hetimore, Studio Amerikane: S’mund ta shqyrtojë dosjen brenda 2 javëve

Dy ditë pasi oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i çuan në qeli kryebashkiakut Erion Veliaj fashikujt e dosjes hetimore, të premten reagoi studioja ligjore amerikane.

Përmes një deklarate, ata thonë se klienti i tyre nuk mund të shqyrtojë dosjen për dy javë, madje, sipas tyre, Veliaj mbahet në burg për ta ndëshkuar.

“Erion Veliajt po i mohohet e drejta e gjykimit nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor. Erion Veliaj po mbahet në burg mbi baza që cilësohen arbitrare. SPAK ka ekspozuar shkelje të shumta të procesit të rregullt ligjor në rastin e tij”.

Studioja amerikane e avokatisë, thotë se SPAK paraqet argumente të pabazuara për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Veliaj.

“Mbështetja e SPAK-ut tek aktivitetet e ligjshme të avokimit dhe lobimit për të justifikuar vazhdimin e ndalimit të paligjshëm të Kryetarit Veliaj në Shqipëri është thellësisht shqetësuese”.

Më 10 mars, gjykata e posaçme urdhëroi dërgimin e 28 mijë faqeve  të dosjes Veliaj në paraburgimin e Durrësit, të cilat iu dërguan atij përmes një furgoni.

Seanca e radhës ndaj tij pritet të realizohet më 24 mars.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›