E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vendim i pamerituar”/ Ambasadori shqiptar në Holandë për vendimin e Speciales: Lufta për të vërtetën vazhdon!

Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një prononcim për gazetaren e RTSH-së, Jonida Omeri, Kuko e ka cilësuar vendimin si “jashtëzakonisht të hidhur”, duke shprehur qëndrimin e tij se ai ishte i papritur dhe i pamerituar.

“Vendimi ishte tmerrësisht i hidhur dhe krejtësisht i pamerituar e i papritur. Kjo ishte vetëm një betejë për të vërtetën. Lufta për të vërtetën vazhdon!”, ka deklaruar Kuko.

Deklarata e ambasadorit shqiptar vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›