E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendime legalizimi të padorëzuara, Kadastra fton 511 përfituesit t’i tërheqin

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Kadastra Shqiptare ka publikuar listën me 511 subjekte përfituese të Vendimit të Legalizimit në Drejtorinë Vendore Tiranë Rurale 1, të cilët ende nuk e kanë tërhequr vendimin e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, për secilin prej subjekteve të përfshirë në listë është emetuar Vendim Legalizimi nga drejtoria përkatëse. Megjithatë, për shkak se dorëzimi i dokumentacionit përmes shërbimit postar nuk është realizuar me sukses, këto vendime nuk janë tërhequr deri më sot nga përfituesit.

Kadastra Shqiptare fton qytetarët që gjejnë emrin e tyre në listë të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore Tiranë Rurale 1, të pajisur me kartën e identitetit, për të tërhequr vendimin përkatës të legalizimit.

Lista e plotë e përfituesve është publikuar në faqen zyrtare të Kadastrës Shqiptare. https://www.ashk.gov.al/…/vendime-leje-legalizimi-te…/

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›