E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimet e qeverisë, ndryshime në dy poste drejtuese

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme disa ndryshime në drejtimin e dy institucioneve.

Emiliano Gjika është liruar nga detyra e kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ndërsa në këtë pozicion është emëruar Ina Zeqaj.

Ndryshime ka edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›