Vendimi/ Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë, punonjësit peticion Kryeministrit

Zyrat e Kadastrës së Vlorës do të zhvendosen në Tiranë. Është ky vendimi i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës e cila urdhëron zhvendosjen e zyrave nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit, duke lënë një afat deri më 31 janar të 2026-ës.
Sipas burimeve, mësohet se pas urdhrit që përcakton zhvendosjen e zyrave të Legalizimeve dhe të Hipotekës Vlorë drejt Tiranës, punonjësit kanë firmosur një peticion i cili i drejtohet Kryeministrit Edi Rama dhe Prefekturës së Qarkut, ku kundërshtojnë vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës me argumentin se kjo dëmton funksionimin e zyrës, largon qytetarët nga institucioni dhe krijon problematika në mënyrën e të punuarit, vështirësi dhe kosto për lëvizjen e tyre.
/rtsh.al/