E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil prezanton nismën për standardizimin e publikimit të vendeve të lira në administratë

Nën kujdesin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi( Luzi), dhe në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, u mbajtën në Tiranë takime informuese me institucionet mbi metodologjinë e re për publikimin e pozicioneve të lira të punës përmes portalit qeveritar E-Albania.

Gjatë dy ditëve të takimeve, krahas përfaqësuesve të 14 bashkive, morën pjesë edhe përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, KQZ, KLSH, Avokati i Popullit, INSTAT, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjën e të Dhënave Personale, si dhe nga institucionet e  drejtësisë: KLGJ, KLP, ILD.

Gjatë takimeve, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil kërkoi nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, të mundësojë trajnimin e personelit të institucioneve dhe bashkive, që do të angazhohen në procesin e publikimit të pozicioneve të lira të punës, me qëllim shmangien e vonesave dhe zbatimin me përpikmëri, të legjislacionit për shërbimin civil.


Procesi i publikimit të pozicioneve të lira të punës, përmes portalit E-Albania, do të monitorohet nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe së shpejti metodologjia do të shtrihet edhe në publikimin e fazave të rekrutimit.

Pjesëmarrësit e institucioneve vlerësuan nismën e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për të unifikuar procedurën e publikimit të pozicioneve të lira të punës.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›